BE rishikon masat ndaj Kosovës, Dakaj: Mesazh pozitiv, Kallas i kujtoi palëve se s'ka rrugë të shkurtër për anëtarësim
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme, Kaja Kallas, është shprehur se Bashkimi Europian ka nisur heqjen graduale të masave ndëshkuese ndaj Kosovës.
Komentet Kallas i bëri gjatë një deklarate për mediat nga Kosova, ku edhe u takua me liderët kryesorë të partive politike.
Për të kuptuar më shumë mbi këtë situatë të re mes Prishtinës dhe Brukselit, në një intervistë për “Ora News” në hapësirën “Për shqiptarët”, gazetari i “INFOKUS” Shkëlzen Dakaj, u shpreh se mesazhi i përfaqësueses së lartë të BE-së është një një mesazh frymëmarrjeje dhe që krijon një klimë pozitive.
“Në paraqitjen e parë për mediat në Kosovë, znj. Kallas dha dyt mesazhe, ku lajmi i mirë ishte se BE—ja ka nisur gradualisht të heqë masat ndëshkuese. Ka më në fund një frymë që ndihmon për të vijuar një proces i cili dukej sikur kishte ngecur.
Mesazhi i dytë ishte për liderët e partive për të dalë nga ngërçi politik ku është futur vendi që prej zgjedhjeve të shkurtit.
Pra, duhet që sa më shpejt të vijojnë punën, pasi la të kuptohet se nuk ka rrugë të shkurtër për anëtarësim”, u shpreh gazetari Shkëlzen Dakaj.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME GAZETARIN SHKËLZEN DAKAJ

