Kush e fiton ‘Topin e Artë’? Thiago Silva jep 3 emrat për podiumin

Thiago Silva ka dhënë një intervistë, ku mes të tjerash ka treguar të preferuarit e tij si fitues të mundshëm të “Topit të Artë”.

Sipas mbrojtësit brazilian, Ousmane Dembele është një nga kandidatët kryesorë.

“Ka shumë mundësi që Dembele ta fitojë ‘Topin e Artë’.

Fundi i sezonit do të jetë vendimtar, pra nëse fiton Champions League.

Dy emra të tjerë? Besoj se dihen: Lamine Yamal dhe Raphinha.

Të tre kanë kaluar një sezon të shkëlqyer, secili në shifrat e tij.

Besoj se do të jenë në podium.

Duhet fitorja e Champions për vendin e parë”.