Europiani U-17/ Shqipëria organizatore humbet ndeshjen e parë të grupit me Portugalinë
Ka nisur sot Europiani për U-17, kompeticion i cili këtë herë zhvillohet në vendin tonë.
Shqipëria merr pjesë, duke qenë vend organizator.
Ndeshja e parë ka qenë pikërisht mes Shqipërisë dhe Portugalisë, e luajtur në “Arenën Kombëtare”, e cila përfundoi 0-4 për “luzitanët”.
Pjesa e parë është mbyllur 0-1 për portugezët.
Goli erdhi në minutën e 36-të me Rafael Quintas, i cili shënoi me kokë pas krosimit të marrë në krah.
Në pjesën e dytë Portugalia dyfishoi shifrat.
Në minutën e 65-të, Mide pengohet brenda zonës nga Nuhaj, arbitri akordon 11-metërsh, i cili ekzekutohet saktë pikërisht nga lojtari që e fitoi.
Goli i tretë erdhi me Manuel në minutën e 82-të, pas një aksioni të bukur.
Në minutat shtesë pati kohë dhe për golin e katërt të shënuar nga Soares.
Në 20:30 luhet ndeshja tjetër e grupit mes Francës dhe Gjermanisë në “Elbasan Arena”.
