VIDEO/ Portieri Muslera shënon golin e dytë në karrierë, vulos titullin kampion të Gallatasarait

Skuadra e Gallatasarait shënoi fitore 3-0 ndaj Kajserisporit, e vlefshme për javën e 36-të në Superligën e Turqisë, duke siguruar titullin kampion për sezonin 2024-2025.

Golin e fundit e shënoi portieri uruguaian, Muslera. Për Gallatën u akordua penallti në minutat e fundit dhe portieri e mori përsipër për ta goditur. 

Ai u tregua i saktë dhe shënoi gol. Ky ishte goli i dytë në karrierë për të.

Një gol special, pasi uruguaiani në fund të sezonit do të largohet nga skuadra e Gallatasarait.