Premier League nuk gjen qetësi! Java e fundit do vendosë kush kualifikohet në Champions! Britanikët kërkojnë 8 ekipe në ligat evropiane

Java e fundit do të ndajë renditjen edhe në Angli. Janë 5 ekipe që janë me pikë të njëjta e që synojnë të kenë një vend në  Champions League. Pavarësisht kësaj janë dhe finalet në kampionatet evropiane që do të vendosin se sa ekipe nga premier lig do shkojnë në kampionatet evropiane në sezonin e ardhshëm

Edhe në kampionatin anglez loja për t’u kualifikuar në ligat evropiane mbetet e hapur deri në ndeshjen e fundit. Nga Premier League në Champions League shkojnë pesë ekipe ku Liverpool dhe Arsenal tashmë të kualifikuara, por për tre vendet e tjera gara është më e ngjeshur se kurrë.

Neëcastle, Chelsea dhe Aston Villa ndajnë vendin e tretë me nga 66 pikë, ndërsa Manchester City dhe Nottingham Forest ndodhen menjëherë pas tyre me 65 pikë. City ka një ndeshje më shumë për të zhvilluar, ndaj Bournemouth të martën, gjë që e vendos fatin në duart e tyre.

Neëcastle pret Everton dhe një fitore do t’i siguronte vendin në Champions, Chelsea luan në transfertë ndaj Nottingham Forest, që gjithashtu mban gjallë shpresat për kualifikim, Aston Villa përballet me Manchester United, ndërkohë që shpreson në ndihmë nga rezultatet e tjera.

Manchester City luan dy herë: së pari me Bournemouth, pastaj në transfertë ndaj Fulham.

Nga ana tjetër Crystal Palace, fituese e FA Cup, siguron pjesëmarrjen në Europa League. Skuadra që përfundon në vend të gjashtë do të shkojë gjithashtu në Europa League, ndërsa e shtata në Conference League – nëse Neëcastle nuk del jashtë “top 6”, pasi ata tashmë kanë siguruar pjesëmarrjen si fitues të Carabao Cup.

Nëse Chelsea fiton finalen e Conference League kundër Betis dhe renditet e gjashta, do të shkojë në Europa League dhe vendi i shtatë gjithashtu – duke lënë Anglinë pa përfaqësues në Conference League. Nëse Chelsea del e shtatë dhe fiton finalen, edhe vendi i tetë siç është tani Brentford mund të përfitojë.