Vlahovic drejt La Ligës, shuma që kërkon Juventusi për sulmuesin

Atletico Madrid po shqyrton mundësinë e transferimit të sulmuesit të Juventusit, Dusan Vlahovic.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Juventusi është i përgatitur të marrë në konsideratë ofertat për lojtarin serb këtë verë.

Atletico është në kërkim të një sulmuesi të ri, pavarësisht suksesit të Alexander Sorloth këtë sezon.

Dhe Vlahovic po shfaqet si një objektiv kryesor për gjigantët spanjollë.

Kontrata e sulmuesit me Juventusin zgjat deri në verën e vitit 2026 dhe bardhezinjtë janë të përgatitur ta shesin për rreth 40 milionë euro.