NUK KA QETËSI NË SERIE A! Juventus, Roma dhe Lacio në garë për zonën Champions. Atalanta “blindon” vendin e tretë
Juventus, Roma e Lacio do të ndajnë se kush do të mbajë vendin e katërt në Serie A vetëm në ndeshjen e fundit të kampionatit. Barazimi apo humbja do tu kushtojë humbjen e kualifikimit për në zonën Champions
Në Serie A java e fundit nuk do të vendos vetëm për kryesimin, por edhe për vendin e katërt. Skuadra që do ta arrijë do të kalojë në sezonin e ardhshëm të Champions, e në të kundër do të prekë liga të tjera të Evropës.
Fitorja e Juventus 2 me zero ndaj Udinezes nuk i ka mjaftuar zonjës të vjetër të marrë qetësinë.
Roma ndjekësja më e afërt arriti të mposht Milanin me rezultatin e thellë 3 me 1 dhe duke qëndruar në vendin e pestë për të ushtruar presion deri në 90 minutat e fundit.
Megjithatë më larg ka mbetur Lazio që mundi të marrë barazimin ndaj Interit për të qëndruar me një fije shpresë në ndeshjen e fundit.
Juventus do të ketë përballë tashmë venecian që lufton për mbijetesë, e një barazim apo humbje aty mund të komplikojë situatën e ekipit të Tudor.
Roma do të ndjek me vëmendje çdo zhvillim ndërsa do të udhëtojë në stadiumin e Torinos. Këta të fundit janë në zonë të sigurt dhe me pak pretendime ndaj dhe romanët do të synojnë domosdoshmërisht tre pikëshin.
Por edhe Lazio nuk qëndron në heshtje duke shpresuar në barazimin e dy konkurrentëve të parë. Përballjen e fundit do ta kenë më Leçen, duke i lënë të gjithë skenarët e hapur për në javën e fundit të kampionatit.
Të vetmit që shkojnë të qetë do të jenë lojtarët e Atalantës që kanë blinduar vendin e tretë ndaj dhe me përballjen me parmën do të kenë një ndeshje pa u rrezikuar nga rezultati.

