VIDEO/ Arsenali siguron vendin e dytë në Premier League, Njukasëll mbetet me shpresë për Championsin

Arsenali mposhti dje Njukasëllin me rezultatin 1-0. Goli i Rajs në minutën e 55-të vendosi ndeshjen.

Kjo fitore bën që Arsenali të sigurojë pjesëmarrjen në Champions për sezonin e ardhshëm.

Po ashtu ky është edicioni i tretë radhazi që e mbyllin si nënkampionë.

Njukasëlli lë gjithçka hapur për javën e fundit. Aktualisht është pjesë e Champions, por numëron po aq pikë sa Çelsi dhe Aston Vila.

Njukasëlli do të presë Evertonin në javën e fundit. Një kundërshtar ky pa objektiva të mbetur.