A e kaluan klasën zgjedhjet e 11 majit? Meta: Vazhdojnë ende të njëjtat problematika
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Maj 2025, 17:03
Përmes një video në Ora News, ekspertja e çështjeve zgjedhore, Gerta Meta tha se është shqetësuese që vazhdojnë akoma problemet e shumta në zgjedhje.
Meta: Me gjithë ecurinë ditën e votimit dhe aktualitetin e numërimit të votave, ne që kemi numëruar votat kemi ecurinë tonë. Në gjithë këto vite eksperiencë themi të njëjtat problematika në raport me standardi ne zgjedhjeve dhe problematikat që na shqetësojnë. Kishim pritshmëri shumë të larta në 11 maj, me përfshirjen e Diasporës.