“12 Maji”/ Loka: Monitorimi dhe ndërgjegjësimi i fermerëve, thelbësor për mbrojtjen e bimëve
Në emisionin Alert, të moderuar nga Granit Sokolaj në Ora News, e ftuar ishte Alba Loka, Përgjegjëse e Sektorit të Shëndetit të Bimëve në AKVMB.
"Monitorimi i dëmtuesve është pjesë shumë e rëndësishme e punës tonë në terren.
Ne kemi kontakte të vazhdueshme me fermerët, dhe roli i specialistit nuk është vetëm të identifikojë dëmtuesin, por edhe të japë këshilla për trajtimin që duhet bërë në kohë.
Monitorimi është proces i integruar ,përfshin si metodat agronomike, edhe ato biologjike, deri në përdorimin e mbrojtjes së bimëve.
Kjo është pjesë e kontaktit tonë të përditshëm me operatoret profesionistë që merren me këtë sektor.
Në fillim kemi hasur vështirësi, sepse ndërgjegjësimi nuk ka qenë shumë i lartë.
Por me rritjen e prodhimit dhe kur fermerët kanë nisur të dalin në treg, vëmë re që ndërgjegjësimi i tyre është rritur ndjeshëm.
Fermerët janë bërë më të hapur dhe të gatshëm për të ndjekur këshillat që ne japim.
Edhe kur nuk kanë njohuri të mjaftueshme, janë të gatshëm të mësojnë, të dëgjojnë dhe ta zbatojnë këshillimin që marrin nga specialistët tanë."
