''Vëllazëria'' në ekonomi/ Italia e Turqia partnerët kryesore në shkëmbime tregtare e investime

Ndërsa Tirana mirëpriti liderët e Europës, të dhënat tregojnë se Shqipëria ka marrëdhënie të forta tregtare me BE-në dhe rajonin, ku Italia mbetet partneri kryesor si në shkëmbimet tregtare ashtu edhe në investime.

Turqia, Gjermania dhe Greqia pasojnë si partnerët kryesorë ekonomikë

Ndërsa Tirana mirëpriti liderët e Europës në kuadër të Komunitetit Politik, të dhënat tregojnë se Shqipëria ka një marrëdhënie të mirë tregtare me vendet e Unionit dhe rajonit

Italia është partneri kryesor i shkembimeve të mallrave kune vitin 2024, sipas të INSTAT.

importet nga italia arritën në 189.3 miliardë lekë, ndërsa eksportet nga Shqiperia kapën vlerat e 162.7 miliardë lekë,

Turqia mban vendin e dytë duke sjellë ne tregjet shqiptare gati 96.6 miliardë lekë mallra.

Rreth 4 miliard produkte made in Albania ndërkohë u eksportuan drejt Turqisë, sipas të dhënave zyrtare

Ne vendin e tretë renditet Gjermania e cila ka sjellë ne vendin tone gjate 2024 64.3 miliardë lekë mallra.

Eksportet drejt ekonomisë më të madhe të eurozonës arritën 678 milion lekë

Greqia renditet e katerta për shkëmbimet tregtare me Shqipërinë.

Vendi fqinj solli 68.1 miliarde lekë mallra dhe terhoqi nga tregjet shqiptare 23.4 miliardë lekë.

Me Kosovën, Francën, Ukarainë, Serbia Maqedonia e veriut mardheniet tregtare janë në treg rritje.

Jo vetëm shkembime tregtare por edhe prezenca e investitorëve të huaj në Shqipëri u rrit edhe më shumë gjatë vitit të kaluar.

Edhe në këtë drejtim shtetet qe mbajn kurorën në radhe të pare jane Turqia me 250 milionë euro investime, italia me 200 milionë dhe Hollanda me 176 milionë euro

Sektori që po udhëheq investimet është ai i pasurive të paluajtshme,energjia insftruktura dhe ndertimi

Samiti i mbajtur në Tiranë vjen ne nje moment kur Shqiperia synon të thellojë lidhjet ekonomike me BE dhe te pershpejtojë procesine  integrimit e saj ne tregun e perbashkët.