Sky News: Rusia kërcënon Ukrainën me “luftë të përjetshme” gjatë bisedimeve në Stamboll
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Maj 2025, 17:58
Rusia ka kërcënuar Ukrainën me një “luftë të përjetshme” gjatë bisedimeve të drejtpërdrejta për paqe që u zhvilluan sot në Stamboll, sipas një burimi nga delegacioni ukrainas për Sky News.
Burimi tha se pala ruse nuk ishte e gatshme të diskutonte detajet teknike të një armëpushimi, duke shtuar se ata ishin në pritje të aprovimit nga eprorët e tyre.
Më herët, një tjetër burim ukrainas deklaroi se Moska kishte paraqitur kërkesa të cilësuara si “joreale” dhe “shumë përtej çdo gjëje që ishte diskutuar më parë” gjatë këtyre bisedimeve në Stamboll.