"8647", KËRCËNIM PËR TRUMP! Ish-drejtori i FBI nën hetim për nxitje dh*ne përmes “kodit”

Ish-drejtori i FBI-së, James Comey, është vënë nën hetim për një postim që u pa si nxitje për dhunë ndaj presidentit Donald Trump. Ai fshiu postimin dhe kërkoi ndjesë, ndërsa Shërbimi Sekret dhe FBI po hetojnë rastin.

Ish-drejtori i FBI-së, James Comey, është vënë nën hetimin e Shërbimit Sekret pas një postimi të tij në rrjetet sociale, nga ku u akuzua për nxitje të dhunës ndaj Presidentit Donald Trump.

Comey shpërndau në Instagram një foto të guaskave te detit me numrat "8647", të cilat e shoqërojnë me mbishkrimin: "Formacion i mrekullueshëm guaskash gjatë shëtitjes sime në plazh."

Numri 86, sipas një kuptimi të parë te fjalorit Merriam-webster përdoret për të simbolizuar eliminimin apo vrasjen e dikujt. Ndërsa Donald Trump është president i 47 i SHBA-së.

Pas dy atentateve për vrasje vitin e kaluar të cilave Trump i mbijetoi shumë figura të larta dhe mbështetës të Presidentit reaguan duke e akuzuar Comey-n për nxitjen e dhunës dhe duke kërkuar që të merren masa ndaj tij.

Sekretaria e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, e quajti këtë postim një lajmërim të drejtpërdrejtë për vrasjen e presidentit. Për këtë ngjarje ka reaguar edhe zëdhënësi i shërbimit sekret Anthony Guglielmi në një postim në X tha: "Ne hetojmë me forcë çdo gjë që mund të merret si një kërcënim i mundshëm kundër personave tanë të mbrojtur. "Jemi në dijeni të postimeve në mediat sociale nga ish-drejtori i FBI-së dhe e marrim shumë seriozisht retorikën e tillë. Përtej kësaj, ne nuk komentojmë për çështje të inteligjencës mbrojtëse."

Drejtori aktual i FBI-së, Kash Patel, reagoi në mediat sociale, duke thënë se byroja ishte në dijeni të postimit të fundit në mediat sociale nga ish-drejtori i FBI-së, James Comey, drejtuar Presidentit Trump. "Ne jemi në komunikim me Shërbimin Sekret, dhe FBI, do të ofroj të gjithë mbështetjen e nevojshme."

Zëvendësshefi i Shtabit të Shtëpisë së Bardhë, Dan Scavino, postoi në X, duke akuzuar Comey-n për "një lutje drejtuar aktorëve/terroristëve të këqij për të vrarë Presidentin Trump gjatë udhëtimit ndërkombëtar", duke iu referuar turneut aktual të Trump në Lindjen e Mesme.

Ndërsa Djali më i madh i presidentit, Donald Trump Jr, reagoi  gjithashtu në X, duke komentuar: "James Comey në mënyrë shkakësore bën thirrje që babai im të vritet".

Nga ana e tij, Comey e fshiu postimin dhe kërkoi ndjesë, duke theksuar se nuk kishte pasur qëllime dhunë. "Nuk e dija që disa njerëz i lidhin këto shifra me dhunën", shtoi ai. "Nuk më shkoi kurrë ndërmend, por unë jam kundër dhunës së çdo lloji, kështu që e hoqa postimin."

Comey shërbeu si drejtor i FBI-së midis viteve 2013 dhe 2017.

Ai u shkarkua nga Trump mes një hetimi mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016.