Gjipali: Ka një fokus të Britanisë së Madhe tek çështjet e sigurisë në lidhje me Shqipërinë
Drejtues i Lëvizjes Evropiane në Shqipëri, Gledis Gjipali në një intervistë në Ora News u shpreh se ka një fokus të Britanisë tek çështjet e sigurisë në lidhje me Shqipërinë.
Gjipali: Të paktën nga konferenca për shtyp, kryeministri Rama e bëri të qartë që nuk do ketë një gjë të ngjashme me atë që ka ndodhur me Italinë për shkak të kushteve të veçanta që Shqipërisë iu desh të realizonte këtë projekt me Italinë por nuk do ketë të ngjashëm me vendet e tjera.
Në një farë mënyre i mbyllet rruga një bashkëpunimi të tillë. Sigurisht mund të ketë forma të tjera të bashkëpunimit, qoftë ajo për emigrantët e paligjshëm shqiptarë e cila është adresuar në lidhje me kufinjtë apo me fushata informuese që janë marrë në bashkëpunim me qqeverinë britanike por mesa u kuptua sot nga konferenca për shtyp nuk do të ketë një ngjashëmri apo një zgjidhje të tillë me shtete të tjera, as me Britaninë por as me shtete të tjera europiane.
Mendoj që një bashkëpunim i cili po intensifikohet në çështjet e sigurisë si të brendshme ashtu edhe të jashtme dhe në aspektin ushtarak mendoj se do të sjellë një zgjidhje të problematikave që të dy vendet tona kanë sa i takon këtyre aspekteve.
Një bashkëpunim i tillë nuk ka qenë më parë pra duhet thënë që ka një fokus të Britanisë së Madhe tek çështjet e sigurisë në lidhje me Shqipërinë por edhe në rajon.
