FOTO/ Ermonela Felaj kryeson listën e kandidatëve nga Burgu 302, bashkëshorti dhe motra prokurore në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Maj 2025, 11:45
Sapo janë lexuar edhe votat për kandidatët politikë nga burgu 302.
PD-ja ka arritur të sigurojë 32 vota si subjekt politik, ndërsa PS-ja ka arritur të sigurojë 111 vota.
Vetëm para pak minutash janë lexuar edhe votat për kandidatët ku kryeson Ermonela Felaj, e cila është bashkëshortja e Bledar Valikaj, prokuror në Prokurorinë e Tiranës dhe që angazhohet edhe në Gjykatën e Tiranës.
Në vend të dytë është Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha. Dhe në vend të tretë është Olta Xhaçka e cila ka arritur edhe ajo të siguroj vota personale.
Përsa i takon PD, një numër të konsiderueshëm të votave kanë marrë Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti.
Në vijim, po prezantojmë dy listat kryesore të kandidatëve për deputet nga dy partitë më të mëdha në vend:


