PD dorëzoi kërkesën për shfuqizimin e vendimit të KAS, Kolegji Zgjedhor vendos nesër për votat e Greqisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Maj 2025, 12:19
Kolegji Zgjedhor merr nesër një vendim lidhur me kërkesën e dorëzuar dje nga PD për shfuqizimin e vendimit të KAS për votat e ardhura nga Greqia.
Kërkesa u dorëzua nga avokati i PD-së, Marash Logu. Një ditë pas zgjedhjeve, kreu i KQZ Celibashi pranoi kërkesën e PD-së për të trajtuar veçmas votën e ardhur nga Greqia.
Ndërkohë KAS vendosi që çdo votë e ardhur nga emigrantët në shtetin grek do të numërohej normalisht si votat e tjera të ardhura nga shtetet e tjera.
PD kontestoi procesin duke pretenduar parregullsi në administrimin e votave nga Greqia si dhe ka ngritur pikëpyetje sa i takon sigurisë që shoqëroi transportimin e tyre nga fqinji jugor drejt Shqipërisë.
