Dështimi i “të vegjëlve”, Rigerta Loku zbulon arsyet pse s’ia doli të zgjidhej deputete e “Shqipëria Bëhet”

Rigerta Loku është një zë i fuqishëm gruaje që nuk u tundua të ishte pjesë e listave të kryetarëve të partive të vjetra politike në vendin tonë.

Zgjodhi që së bashku me Nismën “Thurje” të marrin përsipër një mision, misionin për t'u kthyer përfaqësimin votuesve në Parlament përmes “Nisma Shqipëria Bëhet”, por nuk ia doli.

Në një intervistë për “Ora Neës” Rigerta foli këtë të enjte për zgjedhjet e 11 majit dhe arsyet se ose ajo nuk ia doli të zgjidhej deputete në garën që u zhvillua në Qarkun e Lezhës.

Me djalin e vogël në krah Rigerta u shfaq para kamerës teksa rrëfeu përvojën e saj.

“E zhgënjyer jo nga rezultati, por e surprizuar. Kur vendosa të futesha në këtë garë ndjeja sikur diçka do të ndryshonte në Shgqipëri, por jo.

Ka një farë neglizhence tek qytetarët, pasi mendojnë se të votosh i bën nder deputetit, dhe jo vetes”, u shpreh Rigerta Loku

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME RIGERTA LOKU