FOTO/ Kryeministri Keir Starmer në portin e Durrësit. Zbulohet qëllimi i vizitës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Maj 2025, 10:08
Vizitën në Shqipëri kryeministri UK Keir Starmer e ka nisur më një vizitë në portin e Durrësit.
Muhamed Veliu shikohet kryeministri Starmer duke parë në terren punën e policisë shqiptare dhe agjentëve të NCA Agjencisë Britanike Kundra Krimit të organizuar.
NCA është duke ndihmuar policinë shqiptare në parandalimin e trafikut të emigrantëve drejt Anglisë përmes dokumenteve të falsifikuara.
Po ashtu edhe për zbulimin e parave të krimit të cilat tentohen të futen në Shqipëri të fshehura në furgonë mallrash.

Një hetim i përbashkët i SPAK dhe NCA disa muaj më parë shkatërroi një grup kriminal shqiptarë të cilët dërgonin armë nga Shqipëria drejt UK.
