PO NDODH/ Kryeministri britanik nis vizitën në Tiranë! Keir Starmer takon Begajn në Presidencë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Maj 2025, 10:44
Kryeministri britanik Keir Starmer ka mbërritur në Presidencë, ku po zhvillon takim me kreun e shtetit, Bajram Begaj.
Kjo është hera e parë që një kryeministër britanik vjen në Shqipëri në një vizitë zyrtare.
Pas takimit me kreun e shtetit, Steimer do të pritet nga kreu i qeverisë, Edi Rama, ndërsa së bashku do të dalin në konferencë për mediet në orën 12:40.
Vizita e Keir Starmer i paraprin edhe Samitit të Komunitetit Politik Evropian, i cili do të mbahet nesër në Tiranë, më 16 maj.
Sot liderët europianë dhe ata të Ballkanit Perëndimor pritet të vijnë në Shqipëri në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Europian, i cili do të mbahet në Shtëpinë e Europës të zhvendosur në Sheshin “Skënderbej”.
