Shqipëria promovohet si destinacion i përshtatshëm për delegim shërbimesh dhe investime
Shqipëria u prezantua si një destinacion strategjik në rritje për dhënien e një pjese të aktiviteteve ose shërbimeve të brendshme të një kompanie (outsourcing), investime të huaja direkte dhe shërbime digjitale gjatë takimit “CxOutsourcers 2025”, të mbajtur në Mynih.
Ky takimi mblodhi liderë të lartë nga sektorët globalë të përvojës së klientit, delegim të proceseve të biznesit dhe inovacionit digjital. Ai ofroi një platformë të rëndësishme për të pozicionuar Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të investimeve.
Nëpërmjet diskutimeve të fokusuara, një prezantimi të dedikuar, pjesëmarrjes në tryezë të rrumbullakët dhe mundësive për rrjetëzim, Agjencia Kombëtare e Zhvillimit të Investimeve, si pjesë e delegacionit shqiptar, u përqendrua në promovimin e pikave të forta të Shqipërisë.
Pikat kryesore të prezantimit përfshinë talentin në fushën e teknologjisë, pozicionit gjeografik, mbështetjes së investitorëve dhe infrastrukturës në zhvillim.
Ky takim kishte një rëndësi të veçantë për të theksuar mundësitë që Shqipëria ofron për investitorët dhe zhvillimin e shërbimeve digjitale, duke e bërë atë një aktor të fuqishëm në industrinë globale të delegimit të shërbimeve.
