Zgjedhjet...madhështore! PS synon deri në 85 mandate, PD varion nga 48 në 52 mandate

Parlamenti i ri tashmë është konfirmuar se do të ketë një mazhorancë të fortë prej 83 mandatesh të socialistëve, të paktën sipas numërimit te votave deri në mesditën e së mërkurës.

Partia Demorkatike ka sigurar 50 ulëse në parlament

Por që numëri i saktë do të duket në fund kjo me garën për mandatin e 14 në Tiranë, ku sfida mbetet nëse partia Mundësia do arrijë të ketë dy deputetë.

Nga ana tjetër demokratët luftojnë edhe për një mandate në Vlorë, ku emigrantët do japin verdiktin nëse selia blu do ketë vetëm tre deputetë nga qarku apo do të shkojë në 4.

Për socialistët kur sapo ka nisur numërimi i votës së emigrantëve, Fieri shihet me vëmendje për të mbajtur 12 deputet, një rekord historik që i la demokratët vetëm me 4 të tillë.

Aty është koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet që synon të nxjerrë deputet.

E po ashtu edhe Vlora me një tjetër të dhënë të fortë me 9 deputetë dhe vetëm tre për demokratët.

Socialistët nuk luftojnë për të mbajtur pa prekur këto dy zona. Në Lezhë vota e emigrantëve do të flas se kush do ketë shumicën.

Në mesditë demokratët ruajnë 4 mandate dhe 3 socialistët, por këta të fundit mund ta përmbysin nëse marrin 1302 vota më shumë se selia blu.

Edhe në Shkodër situata është e paqëndrueshme. PD mban 5 deputet, 2 PSD dhe 4 PS. Por këta të fundit janë 2688 vota larg marrjes së një deputeti nga demokratët.

Në këtë situatë selia rozë lufton së paku për 81 deputet, por dhe për të rritur numrat në 85 të tillë.

Ndërsa demokratët nga 48 e deri në 52, çka duket e vështirë parë dhe nga trendi i votës së emigrantëve.

Berat

PS 5

PD 2

Diber

PS 3

PD 2

Durres

PS 8

PD 6

Elbasan

PS 10

PD 4

Fier

PS 12

PD 4

Per 539 e merr Nisma

Gjirokaster

PS 3

PD 1

Korçe

PS 6

PD 4

Kukes

PS 1

PD 2

Lezhe

PS 3

PD 4

PS me 1302 merr mandate

Shkoder

PD 5

PS 4

PSD 2

PS merr mandate per 2688 vota