Zgjedhjet e 11 majit/ Sa ra opozita e sa ra PS?

Ndryshe nga zgjedhjet e 4 viteve më parë PD-së dhe LSI së i mungojnë 248 mijë votues që nuk kanë shkuar në zgjedhje.

Në atë kohë PD mori rreth 62 mijë vota dhe 107 mijë partia e Ilir Metës. Ndërsa në 11 maj në koalicion shkuan në 48 mijë të tilla.

Më pak vota në kuti brenda vendit kanë dhe socialistët me 35 mijë të tilla.

Rënia më e madhe shihet në tiranë me 59 mijë fletë më pak për koalicionin pd shqipëria madhështore. Ndërsa socialistët u tkurrën me 19 mijë.

Fieri shënon humbjen e dytë më të madhe për të djathtën me 37 mijë e gjashtët qind fletë më pak për koalicionin PD Shqipëria Madhështore.

Pikërisht në këtë qark socialistët kanë njohur rritje me 5400 zgjedhës.

Në vend të tretë renditet elbasani me 25 mijë e tetëqind në rënie për demokratët por dhe socialistët kanë 6 mijë e katërqind më pak.

Tkurrja vijon me Korçën me 22 mijë për PD aleanca dhe 3 mijë e 300 për të majtën. Në Shkodër po ashtu selia blu dërgoi 20 mijë më pak në qendrat e votimi por socialistet u rritën me 4 mijë e katërqind.

Opozita humbi në të gjithë qarqet, në Berat, Dibër e Lezhë tkurrja ishte me rreth 11 mijë, në Durrës 19 mijë, Gjirokastër 8 mijë e Kukës 5 mjë.

Ndërsa e majta ra në Berat e Durrës me nga 5 mijë e 500, në Elbasan 6 mijë e katërqind, dhe 5 mijë e 700 në Vlorë.

Gjirokasta dërgoi 74 vota më pak për Ramën e Kukësi 2 mijë e tetëqind.

Rritje selia rozë njohu në Dibër me 3 mijë e 400, Fier, Lezhë dhe Shkodër.

Sa i përket votave totale 9 partitë e opozitës morën gjashtëqind e 25 mijë e 73 vota me 100 mijë më pak se socialistët që kapën 733 mijë të tilla. Pa përfshirë këtu PSD.

Ndërkohë katër vitë më parë të gjitha forcat e opozitës ishin 761 vota më shumë se PS e vetme.