Finalja e Kupës së Italisë/ Formacionet e Milan-Bologna, Jovic titullar, surprizë aktivizimi i Castro-s
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Maj 2025, 20:09
Sonte në orën 21:00 në “Stadio Olimpico” të Romës zhvillohet finalja e Kupës së Italisë 2025 mes Milanit dhe Bolognas.
Trajneri Conceição ka zgjedhur të hedhë në fushë Luka Jovic si titullar, ndërsa tekniku Vincenzo Italiano surprizon me aktivizimin nga minuta e parë të Castro, i cili nuk ishte parashikuar në formacionin bazë.
