Ndeshja Zvicër-Kosovë, zbulohet ku do të luajnë “Dardanët” dhe kur mund të blihen biletat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Maj 2025, 18:18
Kosova do të luajë me Zvicrën në kuadër të kualifikueseve të Kupës së Botës 2026.
Duel ky që do të jetë shumë i rëndësishëm për rrugëtimin e skuadrave në këtë turne.
Ndeshja e parë mes tyre do të luhet më 5 shtator dhe “Dardanët” do ta luajnë në transfertë.
Federata Zviceriane e Futbollit ka bërë të ditur se ku do të zhvillohet kjo sfidë, shkruan A2.
Zvicra dhe Kosova do të sfidohen mes tyre në Basel në stadiumin "St. Jakob-Park".
Ndërkohë, Federata ka bërë të ditur se biletat për duelin me Kosovën mund të blihen duke filluar që nga data 31 korrik./A2
