Biletat për Shqipëri-Serbi, FSHF del me një tjetër njoftim të rëndësishëm
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Maj 2025, 09:56
Federata Shqiptare e Futbollit informon të gjithë anëtarët aktivë të Klubit të Tifozëve që kanë përfituar paketat për sezonin aktual, se për ndeshjen Shqipëri – Serbi më 7 qershor 2025 nuk është e nevojshme të regjistrohen në formularin për shortin e biletave.
Vendin e tyre në stadium e kanë të garantuar dhe do të marrin një link të personalizuar për të kryer blerjen e biletës brenda periudhës së përcaktuar.
FSHF falënderon të gjithë tifozët për mbështetjen e vazhdueshme!
