Yllit të mesfushës së Nottinghamit i hiqet patenta për tejkalim shpejtësie...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Maj 2025, 17:49
ANGLI - Ylli i Nottingham Forest, Morgan Gibbs-White, është gjobitur me 5.594 £ (6.643.32 €) dhe i është ndaluar drejtimi i mjetit për gjashtë muaj për tejkalim të shpejtësisë në gjashtë raste.
Mesfushori anglez u deklarua fajtor këtë javë për thyerjen e shpejtësisë gjashtë herë midis dhjetorit dhe shkurtit në një rrugë pranë Nottinghamit.
Gibbs-White ka luajtur një rol vendimtar në rikthimin e Forest në Evropë këtë sezon, duke shënuar gjashtë gola dhe duke dhënë 10 asiste.
Ai gjithashtu bëri debutimin e tij me Anglinë këtë sezon, në një ndeshje në shtator kundër Republikës së Irlandës.
Sezoni i tij i fortë ka tërhequr vëmendjen e disa ekipeve , dhe në javët e fundit ai është lidhur me një largim të mundshëm këtë verë.
