Gjyli: Ngjyra e fletëve të votimit po sjell vota të pavlefshme dhe t*nsione në numërim
E ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", gazetarja Arsejda Gjyli komentoi mbi zhvillimet e fundit në procesin e numërimit, duke theksuar lëvizjet e mandateve mes PD dhe Partisë Mundësia, si dhe problematikën e fletëve të votimit me ngjyrë të ndryshme që po shkaktojnë përplasje dhe vota të pavlefshme.
" Pati një ndryshim rreth orës 4 të mëngjesit që Partia Mundësia kaloi në 2 mandate dhe në atë moment automatikisht PD zbriti me 1 mandat dhe kaloi nga 14 mandate në 13 mandate.
Disa orë më vonë ndodhi prap një ndryshim ku një mandat iu hoq Partisë Mundësia dhe iu shtua PD-së.
Tashmë po të shikoni kemi goxha konfrontime dhe përplasje. Zoti Shehaj është në njësi të caktuara duke u përplasur për çështjet e votës sepse ka një lloj anormalie që po ndodh në kohë reale ku fletë votimi po dalin të pavlefshme si rrjedhojë e ngjyrës së fletës së votimit sepse nuk ka një përputhje ndërmjet ngjyrës sepse ka disa fletë që janë më të zbehta dhe disa fletë të tjera që kanë ngjyrë më të theksuar dhe kjo po bëhet problematikë.
Ne nuk e dimë sesa e ligjshme është kjo dhe sesi do ta njohi Komisioni i Zgjedhjeve këtë lloj problematike, nëse kjo është problematikë reale, nëse duhet të konsiderohen të vlefshme apo jo dhe duhet thënë që ka një insistim të vazhdueshëm nga zoti Shehaj dhe ekipi i tij për të njohur ato vota që mendoj që do jenë decizive për ta marrë apo jo mandatin", u shpreh Gjyli.
