Ndrenika: Fitorja e PS pritej, por jo me këtë diferencë votash
Në një lidhje të drejtpërdrejtë për "Ora News", gazetari Denion Ndrenika komentoi rezultatet zgjedhore, duke theksuar ndikimin e faktorëve historikë, socialë dhe politikë në rezultatin përfundimtar, si dhe habinë që shkaktoi diferenca e thellë mes partive.
" Pjesa e emigracionit dhe diaspora janë të ndarë me thikë, një pjesë janë mbështetës të fortë të PS dhe një pjesë të PD dhe këta të fundit me një të shkuar të regjimit kriminal komunist që e ndjejnë për shkak të trashëgimisë së tyre dhe vuajtjeve.
Ka pasur habi, veçanërisht për nivelin e largësisë të madhe të votave.
Dyshimet hidhen gjithmonë nga palët humbëse në këtë rast.
Personalisht e kam ndjekur me shumë vëmendje në vazhdimësi dhe kam besuar që PS do të fitonte por jo me këto shifra.
Ka disa faktorë, është ndarja administrative territoriale e 2015 ku PD u largua, kemi një faktor të thjeshtë që çdokush mund ti quaj si ndikim të drejtpërdrejtë në zgjedhje bie fjala, shtesa në pensione, falje gjobash apo vetë gjendja e opozitës sepse nuk është pak një periudhë gati 12 vjeçare me probleme, me përçarje. Nuk i ndez dot për 2 apo 3 vjet.
Bindja që duhet të krijosh tek njerëzit, mosha e votuesve, përkatësisht numri i mbetur i votuesve të vërtetë, pra jo atyre që janë në lista të regjistruar si votues dhe sa është kategoria e tyre që njerëzit janë bie fjala mbi 50-60 vjeç.
Përveç kësaj habisë së largësisë së shifrave, një pjesë e madhe e ka pritur si fitore", u shpreh Ndrenika.
