Rezultati/ PS fiton për herë të parë në Paskuqan, diferenca vetëm 45 vota
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Maj 2025, 09:33
Edhe pse Partia Demokratike është duke fituar në Kamëz, Partia Socialiste ka fituar për herë zonën e Paskuqanit në 35 vjet, teksa është mbyllur numërimi në këtë njësi.
Gjithsesi, diferenca mes PS dhe PD ka qenë vetëm 45 vota, ku përmbysja ka ardhur vetëm në kutitë e fundit.
Forcë e tretë në këtë zonë ka dalë PSD e Tom Doshit me 759 vota, e ndjekur nga “Mundësia” e Agron Shehajt me 572 vota.
