Skënderi: 35 vite pas pluralizmit, ende s’kemi zgjedhje me besim të plotë
E ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", pedagogia dhe ekspertja e komunikimit Elsa Skënderi shprehu shqetësimin për mungesën e besimit tek institucionet zgjedhore dhe vlerën e zhvleftësuar të votës nëse procesi shoqërohet me manipulime apo shtrembërime.
"Ajo shpeh vullnetin e secilit qytetar dhe të gjitha thirrjet që ne kemi bërë për ditën e votimit për apele për qytetarë që të dalin e të votojnë, pastaj shkojnë dhe kotësohen, zhvlerësohet secila nëse nuk respektohet as edhe një votë.
Nëse manipulimet apo shtrembërimet janë të verifikueshme i gjithë procesi mer një lloj hije dyshimi.
Në fakt është për të ardhur keq që sot 35 vite pas vendosjes së pluralizmit në Shqipëri ende nuk jemi në gjendje të bëjmë një palë zgjedhje dhe të kemi besim në institucione, të kemi besim në Komisionin Zgjedhor të Zgjedhjeve, të kemi besim në institucionin e policisë, të kemi besim te ata zyrtarë, punonjës së shtetit të cilët duhet ta monitorojnë këtë sistem.
Unë e kuptoj se mbase është edhe pjesë e lodhjes dhe një çështje konsumimi nervash por gjithë mënyra sesi përballen palët, ata që kanë interes por edhe ata që janë në krye të detyrës, sesi përballen me njëri tjetrin lë shumë për të dëshiruar, në pikëpamje të komunikimit po edhe në pikëpamje për ta lidhur pak me atë sesi trajtohet media", u shpreh Skënderi.
