Kontestime për votat në njësitë nr. 9/ Fletët e dyshuara kontrollohen për vula të falsifikuar
Tensione janë zhvilluar ditën e sotme tek shkolla "Sami Frashëri' ku po numërohen votat e njësisë nr. 9 në Tiranë. Gjatë procesit të numërimit janë un ngritën pretendime për fletë me ngjyra të ndryshme, apo me shenjë dhe palosje të njëjtë.
Numëruesit pretenduan se ndihen të kërcënuar nga mbështetësit e Partisë Mundësia që u kërkojnë të shohin 3 votat me ngjyrë tjetër që u gjetën në tavolinën nr. 1 e nr. 4.
Për këtë arsye ndërhyri policia e cila urdhëroi vëzhguesit të dalin jashtë dhe të ndërpritet numërimi i votave. “Kam një vendim nga KZAZ” thotë policia të cilët kanë kërkuar të largohen dhe të dalin jashtë.
Në një moment ndërhyri Agron Shehaj i cili tha se është aty për të mbrojtur votat e tij. "Ne jemi këtu vëzhgues. Nuk kërkojmë qiqra në hedh. Duam të mbrojmë votën" thotë ai.
Pas disa minutave tensione policia nxori jashtë, vëzhguesit si dhe median ndërkohë që brenda mbetet Belind Këlliçi dhe Agron Shehaj.
Ndërkohë numëruesit janë duke rishikuar votat në fjalë, teksa janë duke ngritur pretendime se në të mund të ketë vula të falsifikuara.
