Kandidatët për deputet në "Listën e Hapur"/ Celibashi: KQZ ka marrë të gjitha masat për të mos lejuar "trafikimin" e votave

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka garantuar kandidatët e listave të hapura se KQZ ka ka marrë të gjitha masat për të mos lejuar "trafikimin" e votave.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Celibashi thotë se KQZ ka regjistruar dhe ka pamjet filmike të procesit të numërimit dhe të vlerësimit të votave për partitë politike dhe koalicionet.

Ai shton se nëse në procesin e numërimit dhe vlerësimit të votave për kandidatët në 'listën e hapur' do të konstatohen mospërputhje tek çfarë rezulton në pamjet filmike me atë çfarë do të rezultojë në procesin e vlerësimit të votave për kandidatin, atëherë numëruesit apo komisionerët përgjegjës për këtë rast do të përgjigjen penalisht për shkeljen e rëndë të integritetit zgjedhor.

POSTIMI:

Komunikim për kandidatët për deputet në 'Listën e Hapur'

Nisur nga disa shqetësime për integritetin e numërimit dhe vlerësimit të votave parapëlqyese, siguroj që KQZ ka marrë të gjitha masat organizative, njerëzore dhe ato teknike për të mos lejuar 'trafikimin' e votave për kandidatët e 'listës së hapur' të çdo subjekti.

KQZ ka regjistruar dhe ka pamjet filmike të procesit të numërimit dhe të vlerësimit të votave për partitë politike dhe koalicionet.

Nëse në procesin e numërimit dhe vlerësimit të votave për kandidatët në 'listën e hapur' do të konstatohen mospërputhje tek çfarë rezulton në pamjet filmike me atë çfarë do të rezultojë në procesin e vlerësimit të votave për kandidatin, atëherë numëruesit apo komisionerët përgjegjës për këtë rast do të përgjigjen penalisht për shkeljen e rëndë të integritetit zgjedhor.