Numërohen 95% e kutive të votimit, PS 82 mandate, ndjek PD-ASHM me 52
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Maj 2025, 10:29
Janë numëruar rreth 95 për qind e qendrave të votimit në të gjithë vendin.
Nga numërimi i 4946 nga 5225 i QV Partia Socialiste prin me 684941 ose 52.08 %.
Pas saj vjen Partia Demokratike 453668 ose 34.50 %.
Epërsia e PS në numër votash ka ardhur duke u thelluar dhe është aktualisht në 231 mijë vota avantazh.
Në vend të tretë për numër votash ësht5ë Nisma Shqipëria me 45897 ose 3.49 %, në vend të katërt PSD me 45613 ose 3.47 %.
Në vend të pestë renditet Partia Mundësia me 38689 ose 2.94 %.
I projektuar në mandate rezultati i deritanishëm përkthehet: PS-82 mandate, PD-ASHM 52 mandate, PSD 3 mandate, Nisma 1, Bashkë 1, Mundësia 1.

