''Rezultati në disa qarqe ka ngritur dyshime'', Çipa: Nuk e kisha menduar një diferencë të tillë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Maj 2025, 09:55
Kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa në një intervistë në Ora News u shpreh se nuk e kishte menduar një diferencë të tillë në zgjedhje.
Çipa: Nuk e kisha menduar dhe nuk e kisha llogaritur se do të kishte një diferencë të tillë.
Për arsyse se shumica tani janë interpretuar.
Ajo që ka ndodhur mendoj se ngre dy dilema të fuqishme për jetën e mëtejshme politike të vendit.
E para cila do të jetë sjellja e opozitës për pranimin e rezultatit në momentin që ai çertifikohet zyrtarisht dhe cilat do të jenë qëndrimet politike?
E dyta që për mendimin tim është edhe kryesore është se çfarë do të ndryshojë shumica që ka qeverisur 12 vjet Shqipërinë në mandatin e katërt të saj?
Rezultati në disa qarqe ka ngritur dyshime.
