Publikohet rezultati në njësinë nr. 10 në Tiranë, fiton PS-ja, Gonxhja më i votuari

Partia Socialiste ka fituar në njësinë nr.10 në Tiranë, ku është votuar në mënyrë elektronike, duke siguruar 5034 vota, ndërsa koalicionin PD-ASHM ka siguruar 3498 vota.

Forcë e tretë ka dalë Partia Mundësia, duke siguruar 694 vota, e ndjekur nga Lëvizja Bashkë me 397 vota dhe Nisma Shqipëria Bëhet me 319. PSD ka marrë 222 vota, ndërsa Koalicioni Euroatlantik 220.

Sa i përket PS-së, Blendi Gonxhja ka arritur të marrë 5080 vota, Fatmir Xhafaj ka marrë 1722 vota, Erion Braçe ka marrë 624 vota. Ervin Hoxha ka marrë 376 vota.

Jorida Tabaku ka marrë një numër të lartë votash, 590 në këtë njësi. Te Lëvizja Bashkë, Blerta Aliaj ka marrë 95 vota. Lulzim Basha nga Koalicioni Euro-Atlantik në njësinë 10 ka marrë 29 vota.

Publikohet rezultati në njësinë nr. 10 në Tiranë, fiton