Përfundon numërimi i votave në Pukë, fiton PD me 1.572 vota
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Maj 2025, 12:15
Procesi i numërimit të votave në bashkinë e Pukës ka përfunduar, ku Partia Demokratike ka dalë fituese. PD ka siguruar 2034 vota, duke lënë pas Partinë Socialiste me 1572 vota dhe Partinë Socialdemokrate me 930 vota.
Këto rezultate konfirmojnë Partinë Demokratike si forcën e parë politike në këtë bashki, ndërsa pritet të mbyllet procesi i numërimit edhe në njësitë e tjera zgjedhore për të dhënë një pasqyrë më të plotë të votës në nivel qarku.
