Luzi: Procesi zgjedhor kaloi provën organizative, pjesëmarrja e ulët s’është faj i KQZ-së
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Maj 2025, 21:26
E ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", ish-kryetarja e KQZ-së, Lefteri Luzi, deklaroi se nga pikëpamja organizative procesi zgjedhor ka qenë i suksesshëm, ndërsa numri i ulët i pjesëmarrësve nuk lidhet me punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
" Nga pikëpamja e organizimit unë them që e ka kaluar provën sepse nga pikëpamja e organizimit e rëndësishme është hapja e qendrave të votimit, fillimi i votimit, ecuria e gjithë procesit dhe pastaj mbyllja e procesit dhe përgatitja për ta bërë të mundur që gjithë këto vota të zgjedhësve të shkojnë e të numërohen.
Numri i ulët i pjesëmarrësve nuk besoj se ka lidhje me organizimin e KQZ-së", u shpreh Luzi.
