Kikia: Procesi zgjedhor nuk manipulohet ditën e votimit. Iku ajo kohë kur në 96 ndërroheshin kutitë rrugës

I ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", gazetari Mentor Kikia komentoi mbi procesin zgjedhor në vend, duke theksuar se manipulimet nuk ndodhin ditën e votimit, por më parë, ndërsa dita e zgjedhjeve është kthyer në një rutinë të zakonshme për qytetarët.

"Një deja vu, e njëjta histori. Dita e zgjedhjeve është një ditë normale, të shkojnë të votojnë të mbarojnë punë.

Nuk ka pse të hyj njëri me dhunë, tjetri pyet për kë votove, njëri numëron, tjetri shkruan emrin... Procesi i zgjedhjeve nuk manipulohen ditën e votimit. Iku ajo kohë kur në 96 ndroheshin kutitë rrugës. Çfarë ka qenë për tu bërë është bërë.

Dita e votimit mund të jetë krejtësisht e pastër, por thuaj ti që vesi del me shpirtin", u shpreh Kikia.