Kume: Shqiptarët janë velur, partitë e reja dogjën shansin për ndryshim

Në një intervistë për "Ora News", ish-kryetari i KQZ-së, Kristaq Kume, e cilësoi pjesëmarrjen e ulët në zgjedhje si një shenjë proteste të qytetarëve ndaj mënyrës sesi ne ushtrojmë demokracinë.

" Për mua ky është një tregues që ja vlen dhe duhet të bëhet objekt analize për të nxjerr shkaqet, arsyet se pse ndodhin gjëra të tilla.

Në një shikim të parë, unë mund të rreshtojë një faktorë që besoj se është faktor determinues në këtë situatë, të cilën kur më është dhënë rasti për të diskutuar për problemet e zgjedhjeve të kësaj radhe, midis të tjerave unë kam thënë se unë pres që të kemi një pjesëmarrje të tillë, e cila do të bëhet pastaj objekt diskutimi sepse njerëzit janë velur në një farë mënyre dhe kjo është një shenjë proteste e tyre, refuzim ndaj kujt, ndaj mënyrës sesi ne ushtrojmë demokracinë.

Cila është mënyra? Nëpërmjet partive politike. Janë velur njerëzit, nuk duan ti dëgjojnë më partitë politike, ndaj edhe sillen ne këtë mënyrë. Ashtu sikurse një pjesë e madhe e barrës për këtë që po ndodh e cila në fakt është dëshpëruese pas 30 viteve që ushtrojmë demokracinë, e kanë në supet e tyre ata njerëz që morën iniciativën dhe krijuan partitë e reja.

Partitë e reja dogjën një mundësi shumë të madhe që kishte shoqëria shqiptare e cila ishte mundësia për të transformuar klasën politike, për të mbyllur periudhën e tranzicionit", u shpreh Kume.