VIDEO/ Zbulohet zyra e fshehtë të patronazhistëve PS në Tiranë! Mes tyre drejtoresha e Agjencisë së Ekselencës
Një situatë skandaloze dhe e paprecedentë u shënua pasditen e sotme, vetëm një orë nga mbyllja zyrtare e orarit zyrtar të votimit.
Grupi i xhirimit izbuloi një zyrë të patronazhistëve të cilët vepronin në mënyrë të fshehur në rrugën Marko Boçari në Tiranë.
Me të parë kamerën e xhirimit patronazhistët brenda u larguan me vrap duke u përpjekur të fshiheshin që të mos identifikoheshin nga kamerat por dhe të merrnin cfarë kishin në atë zyrë klandestine.
Mëson se njëra prej tyre ishte Enkeljda Imeraj, drejtore e agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës
Një përfaqësues i PD-së bëri denoncim në policinë e shtetit për zyrën klandestine të fshehur të PS-së.
REAGIMI I PD
"Nje rast flagrant eshte dokumentuar prane shkolles "Petro Nini Luarasi" ku administrata shteterore ne shkelje me ligjin dyshohen se zoterojne materiale zgjedhore, pajisje elektronike dhe shuma monetare per te tjetersuar vullnetin e votuesve.
3 perfaqesues zyrtare te Partise Demokratike kane njoftuar Policine e Shtetit, e cila megjithese zyra ndodhej ne qender te Tiranes ka vonuar mbi 90 minuta, duke iu dhene kohen e nevojshme per te manipuluar provat e krimit zgjedhor. Narkoregjimi I Edi Rames deshmoi edhe nje here fytyren e tij".

