Olli: Nga pikëpamja e fushatës, opozita ka qenë saktë me atë çfarë i ka ofruar shqiptarëve në raport me PS-në
Gazetari dhe eksperti i zgjedhjeve në Shqipëri Leonard Olli në studion e lajmeve maratonë nga zgjedhjet 2025 në “Ora News”, komentoi zhvillimet politike të ditës së sotme por edhe mesazhet e fushatave elektorale të forcave politike.
“Në përgjithësi kemi pasur një kontrast të madh në raport me subjektet politike, një kontrast i cili ka qenë i ndjeshëm edhe në zgjedhjet e 2021, por këtë vit u bë edhe më i prekshëm.
Kjo nisur edhe me mundësitë që ka pasur opozita që para zgjedhjeve në raport me mundësitë që kishte për të krijuar aleanca dhe jo koalicione, pasi koalicionet për fat të keq pothuajse janë ndaluar me ligj.
Nga pikëpamja e fushatës, besoj se opozita ka qenë jashtëzakonisht e saktë me atë çfarë i ka ofruar shqiptarëve, në kundërshtim kjo me atë që ka ofruar mazhoranca në fushatën e saj.
Pasi jo vetëm që nuk pati diçka konkrete për të ofruar, por ka pasur një precedent të rrezikshëm që ka qenë mungesa totale e llogaridhënies”, u shpreh Leonard Olli.
NDIQNI MARATONËN LIVE TË ZGJEDHJEVE NË SHQIPËRI

