Voton Balluku: Procesi nuk është respektuar nga kandidatët e partive të tjera
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Maj 2025, 14:19
FIER- Zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka ushtruar të drejtën e saj të votës në gjimnazin “Janaq Kilica” në Fier.
"Procesi nuk është respektuar nga anëtarët e partive të tjera.
Kjo është një histori e gjatë që na ka ndjekur gjatë gjithë fushatës.
Unë dua të them vetëm kaq, ne flasim me fakte, me prova dhe evidenca.
I keni parë nëper ekranet e televizioneve sot se si kandidatët për deputetë të listës së Partisë Demokratike kanë dhunuar gjithçka nga kodi zgjedhor duke u futur, dhe jo vetëm në qarkun e Fierit", tha Balluku.
