Zgjedhjet parlamentare/ Raportohet për një rast të fotografimit të votës në Gjirokastër

GJIROKASTRA- Në një fshat të Gjirokastrës është raportuar për një rast fotografimi vote.

Gjithahtu mësohet se në një qendër votimi është evidentuar një rast i votimit familjar.

Sot më 11 maj 2025 qytetarët shqiptarë do t’u drejtohen kutive të votimit për të përcaktuar përfaqësuesit e tyre në parlamentin e ri.

Janë 3.7 milionë shqiptarë, të cilët do të zgjedhin 140 të zgjedhurit e parlamentit. Procesi i votimit nisi në orën 07:00 dhe pritet të përfundojë në orën 19:00.

Në këto zgjedhje parlamentare diaspora voton për herë të parë është vota e diasporës, teksa ishin regjistruar 245.935 emigrantë shqiptarë.

Në garë për të siguruar shumicën e 140 ulëseve në Kuvendin e ri, janë 11 subjekte apo koalicione politike, kandidatët e të cilëve janë vendosur në lista të hapura dhe të mbyllura.