Zhupa: Kushëriri i kandidatit të PS, Vasil Llajo ka nxjerr fletën e votimit jashtë dhe udhëzon zgjedhësit

FINIQ- Kandidatja e PD në Qarkun e Vlorës, Ina Zhupa ka ndarë foto nga një qendër votimi në Finiq.

Zhupa bën me dije se Dhimitër Llajo, kushëriri i kandidatit të PS Vasil Llajo, ka nxjerr fletën e votimit jashtë dhe udhëzon zgjedhësit.  

Ajo shkruan se PD kërkon menjëherë bllokimin e qendrës së votimit në fshatin Dhivër.

Zhupa thekson se ë gjithë do të përballen me ligjin dhe se duhet ti largojnë duart nga vota e qytetarëve.

"Fshati Dhivër, QV 4695, Bashkia Finiq! PD kërkon menjëherë bllokimin e qendrës!

Njoftojmë policinë dhe KZAZ për marrjen e vendimeve përkatëse sipas ligjit.

Informacioni që na vjen është se Dhimitër Llajo, kushëriri i kandidatit të PS Vasil Llajo, ka nxjerr fletën e votimit jashtë dhe udhëzon zgjedhësit.

Të gjithë do përballen me ligjin. Larg duart nga vota e qytetarëve, do ikni me turp," shkruan ajo.

Zhupa: Kushëriri i kandidatit të PS, Vasil Llajo ka nxjerr fletën