PAMJET TEK AKADEMIA E ARTEVE/ Zyrtarët e PS mësyjnë në QV, vëzhgojnë e intimidojnë qytetarët

Zyrtarë të PS të Tiranës kanë mësyrë me listat e votuesve tek qendra e votimit tek Akademia e Arteve.

Siç duket edhe në pamje, ata qëndrojnë të pozicionuar pranë qendrës ku votohet, ndërsa në duar kanë edhe emrat e votuesve.

Qytetarët denoncojnë praninë e tyre në afërsi të QV, ndërsa bëjnë kontroll të personave që shkojnë për të votuar aty.

/SYRI Tv