Malaj: Në 2025-ën na paraqitet një garë tjetër nga 2021, e pabarabartë por me qasje interesante
Ish-politikania Nora Malaj në studion e lajmeve në “Ora News” u shpreh se në vitin 2023 patronazhizmi kishte marrë një shkallë më të lartë në zgjedhje.
“Në 2021 kishim të bënim me një garë të pabarabartë. Në 2025-ën na paraqitet një qasje tjetër, të pabarabartë por me qasje interesante por me dy këndvështrime.
Në 2025-ën kemi pushtetin që garon dhe i ka të gjitha asat në mëngë dhe i duhet të punojë fort ta mbajë pushtetin.
Nga ana tjetër opozita ka një shans pozitiv se më në fund u bashkua, u fragmentua dhe nuk u fol asnjëherë për programin në rrjetet sociale.
Ndërkohë e gjithë gara u fokusua tek lidershipi dhe e gjithë fushata erdhi e gatshme në televizione.
Sepse kur të vjen kaseta e gatshme nga partia, ty të vjen vetëm aspekti i fortë, dhe nuk kishte një mesazh real të asaj çfraë ndodh realisht në takimet elektorale.
Më korrekt ka qenë z. Berisha sa i përket programit, mdërkohë kryeministri zgjodhi një qasje tjetër duke menduar se ai duhet ta japë sipas formatit të tij. ndërkohë këta nuk mendojnë se 46 për qind e votuesve i përkasin elektoratit gri", u shpreh Nora Malaj.
NDIQNI LIVE MARATONËN LIVE TË ZGJEDHJEVE NË SHQIPËRI
