Debati i Nokës me qytetarët në qendrën e votimit/ Spiropali shkon menjëherë në Vorë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Maj 2025, 12:43
VORË- Një debat i ashpër ka ndodhur disa çaste më parë mes Sekretarit të Përgjithshëm të Ps-së, Flamur Noka me disa qytetarë në një qendër votimi në Vorë.
Mësohet se menjeherë pas këtij incidenti, kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka mbërritur në vendngjarje.
Noka është përplasur me qytetarët jashtë një qendre votimi në Vorë, teksa ka hedhur akuza se e gjithë banda e Xhabaftëve e pajisur me bexhe të KQZ si vëzhgues janë instaluar tek shkollat dhe po kontrollojnë çdo gjë në procesin e votimit.
Noka deklaroi se votuesit janë 'të blerë' nga Partia Socialiste për t'i dhënë votën sot.
Ndërkohë qytetarët kanë reaguar menjëherë duke e quajtur mashtrues, sakaq njëri prej tyre i tha Nokës se ka dërguar njerëz në shtëpinë e tij.
