Kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij votojnë në Surrel: Sot është fjala e popullit!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Maj 2025, 10:48
Kryetari i Partisë Socialiste njëherësh Kryeministri Edi Rama shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama kanë votuar në në shkollën “Ymer Lala” të Surrelit.
Kryeministri i Shqipërisë dhe njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka votuar paraditen e sotme në qendrën e votimit në Surrel.
“Sot është fjala e popullit! Të presim çfarë do të thotë populli”, ka deklaruar ai në një prononcim të shkurtër për mediat.
