Voton Manastirliu: Sot, ditë e rëndësishme, ftoj qytetarët e Tiranës të dalin masivisht për të shprehur vullnetin e tyre
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Maj 2025, 10:58
Ogerta Manastirliu, drejtuese politike e PS Tiranë, pas votimit në qendrën e votimit në shkollën “Jeronim de Rada”, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në votime. Manastirliu u shpreh se procesi po shkon normalisht në të gjithë Tiranën.
“Sot është një ditë e rëndësishme për qytetarët shqiptarë, që përmes votës së tyre do të shprehin vullnetin për qeverisjen e 4 viteve të ardhshme dhe për të ardhmen e Shqipërisë.
Ftoj të gjithë qytetarët e Tiranës të dalin masivisht në votime. Procesi po shkon normalisht në të gjithë Tiranën, jam e bindur që do të do të vijojë ashtu sikurse ka nisur, me të gjithë standardet dhe e sotmja do të jetë një ditë shembullore demokracie”, tha ajo.
