"Zgjedhje me standarde!" Delegacioni i PE-së në Shqipëri takon Presidentin në fokus vota e diasporës

Një delegacioni i Parlamentit Europian i kryesuar nga Michael Gahler ndodhet në Shqipëri për të monituar zgjedhjet e 11 majit.

Gjatë paradites së sotme ata u takuan me presidentin Bajram Begaj.

Biseda me delegacionin u përqendrua te procesi zgjedhor, menaxhimi i tij i parë në kontekstin e  përmbushjes së standardeve në rrugën e anëtarësimit në BE.

Parlamentarët evropianë shfaqën interes të posaçëm për risitë e këtij procesi lidhur me votimin e Diasporës.

Ky takim përmbylli serinë e takimeve të Presidentit të Republikës me vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve të 11 majit.